Fituesi i Emmy midis skenës i propozon të dashurës së tij NULL NULL 18.09.2018 17:05 18.09.2018 17:05 Ceremonia e 70-të e ndarjes së çmimeve Emmy Awards, ishte e veçantë. Derisa Glenn Weiss pranoi çmimin e vitit për drejtuesin më të mire të emisionit për këtë vit,a i propozoi të dashurës së tij, Jan Svendsen. Të gjithë heshtën kur ai doli për të pranuar çmimin, të cilën i’a dedikoj nënës së tij, që ndërroi jetë para disa jave, shkruan euronews, përcjellë Klan Kosova. “Nëna ime gjithmonë besonte në gjetjen e dritës së diellit, ajo adhuronte të dashurën time, Jan”, Weiss u emocionua, para se t’i propozonte të dashurës së tij. “Jan, ti je drita e diellit në jetën time, dhe mamaja kishte të drejtë, mos lejo kurrë të shndërrohesh në dritën e diellit, por pyes veten pse nuk më pëlqen të të quaj të dashurën time, sepse dua të të quaj gruaja ime”. E dashura e tij Svendsen shpërtheu në lot, derisa pjesëmarrësit i përplasnin këmbët gjatë aktit të propozimit. “Kjo është unaza që babai im e vuri në gishtin e nënës sime 67 vjet më parë,” tha Weiss para se të kthehej tek kamerat për të bërë shaka me vëllezërit e motrat e tij duke parë në shtëpi, “Babai e di se kam, OK?” “Dua ta vë këtë unazë që nëna ime kishte venë gishtin para të gjithë këtyre njerëzve, dhe para prindërve të tu duke parë nga lart. A do të martohesh me mua?” Weiss pyeti me ëmbëlsi. Put?a?ring?on?it! #Emmys pic.twitter.com/VlMyBSJ79v — TODAY (@TODAYshow) September 18, 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.