18:15, 12 Dhjetor 2018

Cristiano Ronaldo, renditet si personi i tretë më i kërkuar në faqen kryesore në internet.

Sipas statistikave të Google Ronaldo, poashtu ka arritur të zë vendin e dytë sa i përket sportistëve dhe vendin e parë sa i përket pjesës së marketingut dhe lajmeve rreth tij.

Kjo sipas ekspertëve shihet se ka ndodhur si pasojë e kalimit të tij nga Real Madrid tek gjigandi italian Juventus, shkruan Calciomercato, përcjellë Klan Kosova.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë”, nuk arriti që edhe sivjet ta fitojë “Topin e artë”.

Këtë vit këtë çmim e mori ish-bashkë lojtari i tij tek madrilenët, kroati, Luka Modric.