17:12, 2 Tetor 2018

Aspark Owl ka thyer rekordin sa i përket shpejtësisë.

Ky automobil elektrik me prodhues nga Japonia  ka një start të furishëm nga 0 deri në 100 km/h  e arrinë për 1.9 sekonda.

Këtë shpejtësi ky automobil e arrin edhe më shpejtë se Formula 1.

Motori ka një kapacitet prej 430 kuaj fuqi, dhe peshon 860 kilogramë, shkruan Bloomberg, përcjellë Klan Kosova.

Ka një çmim marramendës prej 3,5 milionë euro.

Të interesuarit kanë pasur mundësi ta porosisin këtë në Ekspozitën e Parisit, dhe ta paguajnë këstin e parë prej 1 milionë eurosh.