Vdes legjenda e sportit gjerman Graciano Rocchigiani (VIDEO) NULL NULL 02.10.2018 17:49 02.10.2018 17:49 Ky lajm ka tronditur gjithë opinionin sportdashës të boksit botëror. Ish kampioni botëror në boks Graciano Rocchigiani ka vdekur pas një aksidenti në Itali. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, shkruan blick.ch, përcjellë Klan Kosova. Rocchigiani u bë për herë të parë kampion i botës në IFB për peshat e mesme në moshën 30-vjeçare. Pas përfundimit të karrierës së tij, ai kishte shkaktuar shumë skandale me anë të konflikteve dhe rrahjeve, dhe shpesh ato kishin përfunduar me afro 1 vit burgim, në vitin 2002 pasi ishte rrahur me 30-të policë. Edhe në vitin 2007 Graciano Rocchigiani, pas incidenteve me një taksist ishte rikthyer në burg. Ai ishte dënuar edhe për ngasje në gjendje të dehur, me 240 ditë të tjera. Njoftimin për vdekjen e tij e dha vajza e tij, Andrea. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Raporti i OKB-së thotë se vdekjet nga dhuna e bandave në Haiti janë rritur në vitin 2024 1 minutë më parë
Kosova 25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet (VIDEO) 7 minuta më parë