16:13, 2 Tetor 2018

Në Chengdu të Kinës janë mbajtur garat në kërcime në streetball, organizuar nga FIBA.

Ekipet garojnë në formatin 3 me 3 dhe fituesi i kësaj gare merr një shpërblim prej 1 milion dollarësh.

Ky kompeticion organizohet për herë të tetë këtë vit, dhe janë të vlefshme për kualifikim në garat të mëtutjeshme të ligës më të fortë në botë NBA, që mbahen nga data 27-28 tetor 2018 në Pekin të Kinës, shkruan eurospot.de, përcjellë Klan Kosova.

Fituesi i kësaj gare është ekipi nga Serbia Liman Tesla Voda, i dyti është ekipi nga Lituania Riga Ghetto.

Lojtari më i mirë i  Chengdu Masters është Stefan Stojacic. Ai këtë çmim e fitoj për herë të tretë.

Këto gara u mbajtën nga data 29-30 shtator 2018.