15:42, 30 Shtator 2018

Elon Musk përfundimisht largohet nga kompania që e themeloi vet.

Musk u pajtua të paguajë 20 milionë euro, dhe të largohet nga kryesimi i bordit të Teslas, pas akuzave të Komisionit të Letrave me Vlerë.

Sipas vendimit të gjykatës, ai mund ta mbajë titullin e themeluesit, por duhet që në afat prej 45 ditësh ta lëshoj vendin e kryetarit të bordit. Në vendim poashtu thuhet se ai nuk ka drejtë për kandidim për tre vitet e ardhshme.

Ai e ka pranuar vendimin si të mirëqenë, duke mos bërë ankesë në nivele më të larta të gjykatës.

40 milionë të tjerë do t’u shpërndahen investitorëve të dëmtuar.

Kompania Tesla në vazhdim do të krijojë një komision që do t’i mbikqyrë komunikimet e Elon Musk, dhe nga ata do të bëhet edhe emërimi i dy drejtorëve të rinj të pavarur.

Padia nga Komisioni i Letrave me Vlerë, vjen dy ditë pas akuzave nga investitorët për mashtrim. Ai ishte mundur t’i mashtronte ata për të siguruar aksionet shtesë prej 420 dollarësh, shkruan Cnn përcjellë Klan Kosova.

Musk e quajti padinë “të pajustifikuar”.

“Gjithmonë kam vepruar në interesin më të mirë të së vërtetës, transparencës dhe investitorëve”, tha ai. “Integriteti është vlera më e rëndësishme në jetën time dhe faktet do të tregojnë se kurrë nuk e kam komprometuar këtë në asnjë mënyrë”.