Facebook pranon gabimin e ekspozimit të fotove të 6.8 milionë përdoruesve NULL NULL 14.12.2018 18:06 14.12.2018 18:06 Facebook të premten ka bërë të ditur se ka bërë një gabim me rastin e ekspozimit të fotove, të 6.8 milionë përdoruesve të rrjetit më të popullarizuar social. Kjo është bërë pa lejen e këtyre përdoruesve. Ky gabim sipas të parit të kësaj korporate gjigante, Mark Zuckenberg, është bërë nga zhvillimi i aplikacioneve për palët e treta nga Facebook. Por Zuckenberg, shpreh keqardhje për këtë incident, shkruan CNN përcjellë Klan Kosova. Incidenti ka ndodhur në muajin shtator për 12 ditë. Zëdhënësi i Facebook me këtë rast kishte deklaruar se ishte një “lloj eksperimenti”, për të parë se sa do të ishte numri i të prekurve nga kjo. Facebook qe disa vite përballet me disa probleme të natyrës së njejtë, ku qasjet e përdoruesve të tretë si zhvillues të aplikacioneve mbahen nën vëzhgim, e cila çdo herë nuk ka qenë e mundur pasi që rastet nuk janë të pakta që këta të fundit kanë marrë informata nga miliona përdorues në Amerikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.