Vjenë: Eno Peçi sonte performon në Javën e Kulturës Shqiptare NULL NULL 02.12.2017 12:06 02.12.2017 12:06 Në kuadër të Javës të Kulturës Shqiptare në Austri, sonte në Vjenë mbahet njëri ndër projektet më të veçanta. Bëhet fjalë për balerinin e njohur ndërkombëtarisht Eno Peçi, i cili do të dhurojë një performancë baleti të quajtur “balet në pikturë” së bashku me partneren e tij austriake Mila Schmid nën tingujt e muzikës shqipe nga grupi Za ft. Sibling, njofton Klan Kosova. Bëhet e ditur se këta të fundit janë të njohur në Vjenë për artin e tyre të performancave të muzikës së vjetër shqipe, dhe gjithashtu e veçanta tjetër e tyre është se i gjithë grupi përbëhet nga anëtarë të familjes (dy motra dhe vëllai). Kjo mbrëmje, e cila fillon nga ora 19:30 në Quellenstrasse të Vjenës, pritët të vizitohet edhe nga shumë austriakë, për shkak të emrit të madh që ka arritur ta krijojë Eno Peçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 3 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 8 orë më parë