Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Detyron të miturën të prostituojë, arrestohet 17-vjeçarja

NULL NULL
24.02.2017 12:43

Vetëm 17 vjeçe dhe arrestohet nga policia për favorizim prostitucioni. Ky është rasti i K. H, në Tiranë, e cila është vënë në pranga bashkë me 37-vjeçarin Dritan Toska.

Sipas policisë, arrrestimi është bërë pasi Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur S. SH, pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe e nxitur nga K. H.

Por jo vetëm kaq, 17-vjeçarja dyshohet se ka nxitur S. SH të kryejë marrëdhënie seksuale dhe me shtetas të tjerë, me qëllim përfitimin monetar, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

Toska akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç, ndërsa adoleshentja K. H për favorozim prostitucioni, sipas Kodit Penal.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.