United nuk heq dorë nga Perisiq NULL NULL 02.06.2017 12:55 02.06.2017 12:55 Manchester United nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Perisiq. Djajtë pas propozimit fillestar të refuzuar nga Interi e kanë rritur në plot 52 milionë euro ofertën, për sulmuesin kroat. Jose Mourinho ua ka bërë të qartë drejtuesve të United se e dëshiron me çdo kusht 28-vjeçarin në skuadrën e tij, dhe klubi nga Old Trafford po përgatit tashmë një ofertë të parefuzueshme për Interin që ka nevojë për të shitur një futbollist të rëndësishëm përpara datës 30 qershor për të rregulluar bilancin dhe për të evituar ndëshkimet nga fair play-financiar në mënyrë që më pas të futet fuqishëm në merkato. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 24 orë më parë