Makina e Marilyn Monroe në shitje për 500.000 dollarë NULL NULL 03.10.2018 16:59 03.10.2018 16:59 Makina e Marilyn Monroe është nxjerr në ankand. Pas restaurimit makina është kthyer në gjendje për të lëvizur, dhe tashmë çdokush mund të bëhet pronari i saj. Makina është e tipit Ford dhe është prodhuar në vitin 1955. Poashtu është përdorur edhe në dasmën e saj një vit më vonë. Monroe është fotografuar duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956, shkruan mapo.al, përcjellë Klan Kosova. Darren Julien, president i Auctions Julien, tha se “Makina ishte jo vetëm pjesë e historisë së automobilave, por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood.” Në ankand ajo shitet për një çmim marramendës prej 500.000 dollarë. E veçanta e kësaj makine janë targat “MM” që i posedon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.