17:03, 30 Shtator 2018

Sumiko Iwamuro, e njohur me nofkën DJ Sumirock, është DJ më e vjetër në botë sipas “ Guiness World Records”.

87 vjeçarja punon në një lokal të quajtur Decabar Z në Japoni.

Përveç Japonisë ajo punon edhe në Paris, dhe në Auckland në Zelandë të Re.

Ajo tregon rreth punës që bën si DJ në klubet e natës.

“ Kur muzika nuk i’u pëlqen njerëzve, ata shkojnë për të marrë pije. Por kur kënaq me muziken time ata vazhdojnë të kërcejnë “, deklaroj 83 vjeçarja.

Kur gati të gjithë flenë, ajo punon për argëtimin e të pranishmëve në lokalet ku ajo punon, e cila zgjat deri në orët e hershme të mëngjesit.

“ Kurrë nuk e kam imagjinuar se në këtë moshë do të bëhem DJ “, shtoi Iwamuro.

Libri i rekordeve “ Guiness ”, e bën Sumiro Iwamuron si DJ më të vjetër në botë, përcjellë Klan Kosova.