22:50, 30 Shtator 2018

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së dytë  e Superligës së Kosovës në Basketboll, ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit.

Nga ky takim triumfues dolën ekipi i Rahovecit që shënuan fitorën e dytë radhazi.

Çereku i parë përfundoj me rezultat të barabartë 18 me 18.

Çereku i dytë i dha një përparësi të lehtë vendasve duke përfunduar me rezultat 23 me 20.

Pjesa e parë u përmbyll me rezultat 42 me 38.

Çereku i tretë dhe i katërt e thellojë epërsinë mes ekipeve duke përfunduar 25 me 18 përkatësisht 15 me 7.

Rezultati përfundimtar i takimit 81 me 63.

Lojtarët më të mirë tek Rahoveci ishin : Minnis 18, Stanback 15 dhe Richardson me 12, kurse tek mysafiret ishin Grosha 20, Gorski 12, dhe Kranezi 9.