Z-Mobile Prishtina të mërkurën nikoqire e Szlonski Olaj, në kuadër të FIBA EUROPE CUP NULL NULL 18.12.2018 17:00 18.12.2018 17:00 Z Mobile Prishtina të mërkurën është nikoqire e ekipit Szolnoki Olaj nga Hungaria në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë të FIBA Europe Cup të luajtur në Gjermani, Z Mobile Prishtina ka pësuar disfatë me shifrat 95:77 nga ekipi S.Oliver Wurzburg. Megjithatë në përballjen me hungarezët, basketbollistët bardhe kaltër edhe me përkrahjen e tifozëve vendas, pritet të bëjnë më të mirën për të nxjerr rezultat pozitivnjofton Federata e Basketbollit e Kosovës, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.