Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vitaminka sponsor gjeneral i ligave të kategorive të reja të FBK-së

NULL NULL
17.10.2018 11:10

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe kompania “Vitaminka” sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku “STOBI FLIPS” do të jetë sponsor gjeneral i të gjitha ligave të kategorive të reja, në të dyja konkurrencat.

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit Elvira Dushku, u shpreh e kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“Stobi Flips ka qenë sponsor gjeneral i Përfaqësueses U18 të Kosovës dhe FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C që është mbajtur në fund të muajit korrik në Prishtinë dhe ashtu si ne edhe kompania Vitaminka jemi ndarë të kënaqur me mënyrën e bashkëpunimit, andaj edhe kemi vendosur që të gjejmë një tjetër mënyrë për të vazhduar këtë bashkëpunim, dhe kështu kemi vendosur bashkërisht që Stobi Flips të jetë marka që të do të mbështesë të gjitha ligat e kategorive të reja në të dyja konkurrencat, shpreh ndër të tjera Dushku.

Përfaqësuesi i firmës “Vitaminka”, premton mbështetje të vazhdueshme për rininë.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të përkrahim rininë tonë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, andaj edhe kemi vendosur që kësaj radhe të përkrahim sportin, pra djemtë dhe vajzat e reja që luajnë basketboll. Gjatë verës e kemi mbështetur Përfaqësuesen U18 të meshkujve dhe organizimin e Kampionatit, andaj edhe triumfi i kësaj përfaqësuese na ka bërë krenar dhe kështu kemi vendosur që të vazhdojmë bashkëpunimin me FBK-në nëpërmjet sponsorizimit të ligave të kategorive të reja”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, përcjellë Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.