Liverpool e bleu për 14 milionë euro, sot Shaqiri vlen 55 milionë euro NULL NULL 21.01.2019 20:23 21.01.2019 20:23 Në kohën kur Liverpooli vendosi të marrë Xherdan Shaqirin, verën e kaluar, kishte jo pak ekspertë të futbollit anglez që vinin bast në dështimin e futbollistit shqiptar në “Anfield Road”. Por, kur ka kaluar gjysma e sezonit në Premier League, mesfusori me tipare sulmuese që luan me përfaqësuesen zvicerane, jo vetëm që po tregohet vendimtar në fushatën për të rikthyer titullin, por thuajse ka katërfishuar vlerën në merkato. Mes Liverpoolit dhe titullit kampion janë vetëm 15 ndeshje, e një meritë të madhe për këtë ka edhe 27-vjeçari nga Gjilani. Xherdan Shaqiri u ble nga Stoke City për 14.7 milionë euro, por paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe loja e bukur, pavarësisht konkurrencës së madhe, e ka vlerësuar edhe përmes shifrave. Tani, kartoni i tij vlen 55 milionë euro. Një rritje më të madhe se Shaqiri, në të gjitha kampionatet elitare europiane, kanë vetëm Rodri Hernandez i Atleticos së Madridit, si dhe Lukas Torreira që luan me Arsenalin,shkruan top-channel përcjellë Klan Kosova. Observatori i futbollit, që stiloi klasifikimin e blerjeve më të leverdsisshme, vendosi Shaqirin në podium. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë