Putin nuk do t’u besojë syve, Vuçiq ka bërë gati dhuratën speciale për të! (FOTO+VIDEO) NULL NULL 16.01.2019 23:16 16.01.2019 23:16 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë interesante homologut të tij rus, Vladimir Putin. Sipas “Blic-it” serb, i pari i Serbisë do t’i dhurojë Putinit një këlysh të Sharrit kur ai të arrijë në Beograd gjatë ditës së nesërme. Bëhet fjalë për këlyshin tremuajsh të kësaj race që rritet në territorin e Kosovës, gjegjësisht në malet e Sharrit, prej nga edhe mban emrin, e të cilën Vuçiq e quan racë autoktone serbe. Kjo është hera e parë që presidenti serb bën një dhuratë të tillë. Kujtojmë se qeni i Sharrit, apo Deltari Ilir, është racë autoktone ilire. Përndryshe, Putin është adhurues i madh i qenve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.