Milano e zuri ngushtë Trumpin (VIDEO) NULL NULL 11.01.2019 09:27 11.01.2019 09:27 Aktorja amerikane, Alyssa Milano, ka bërë shaka me presidentin e shtetit të saj, Donald Trump, duke ia postuar në llogarinë e saj të Twitter një fjalim të tij të vitit 2004. “Trump tregon me fjalët e tij se çfarë duhet bërë kur përpara të del një mur”, shkroi ajo, duke aluduar për murin e famshëm që ai e do me Meksikën. Ndërkaq, në video dëgjohet Trump duke thënë: “Asnjëherë mos u dorëzoni. Mos u dorëzoni. Mos e lejoni që kjo të ndodhë. Nëse ju del një mur betoni para jush, kaloni përmes tij, mbi të, rreth tij, vetëm që gjithsesi të dilni në anën tjetër të murit”. Që kur afaristi i suksesshëm amerikan erdhi në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, shumë prej figurave publike i kanë dalë kundër në mënyrë të hapur, duke kritikuar politikën e tij kundër emigrantëve. Trump in his own words about what to do when a wall is in your way. pic.twitter.com/A4oYIw3Xt1 — Alyssa Milano (@Alyssa_Milano) January 10, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.