21:32, 10 Tetor 2018

Milano do të ketë nga nesër restorantin ku mund të paguash me numrin e ndjekësve në Instagram.

“Ju keni kaq shumë ndjekës në Instagram? Ne ju ofrojmë drekë”, mund të jetë slogani i këtij lokali. Ideja u lind nga dy vëllezërit, Matteo dhe Tommaso Pittarello, pronarë të “This is not a sushi bar”.

“Ne duam që klientët të luajnë me ne dhe të ndjehen pjesë e projektit tonë”, tha Pittarello, duke dhënë sqarime se si sistemi do të funksionojë, transmeton Klan Kosova.

Metoda është mjaft e thjeshtë: ju porositni një pjatë, e fotografoni dhe e vendosni në Instagram duke etiketuar restorantin. Pastaj, bazuar në numrin e pasuesve, krijohen “metodat e pagesës”: në 1,000 deri në 5 mijë pasues ju do të keni një gjellë më të lirë se ajo e porositur, nga 5 mijë deri në 10 mijë dy pjata, nga 10 mijë në 50 mijë një kalon në katër, nga 50 mijë në 100 mijë deri në tetë pjata. A keni mbi 100 mijë ndjekës? Pra, hani falas.

Vëllezërit synojnë risi ekstreme, qëllimi nuk është thjesht të tërheqë influencuesit, por edhe të ketë një kthim të mirë në reklamat dhe shikueshmërinë, duke arritur të “sponsorizojë kanalet që janë më efektive sot, rrjetet sociale në përgjithësi dhe, në veçanti, Instagram-in.