Ministrja gjermane kërkon nga maqedonasit ta shfrytëzojnë rastin NULL NULL 20.09.2018 12:06 20.09.2018 12:06 Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Laine në vizitën që i ka bërë Maqedonisë ka krahasuar referendumin e këtij shteti me bashkimin e vendit të saj. Ajo kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë që të shfrytëzojnë shansin që kanë. “Besoj se qytetarët e vendit tuaj do të marrin pjesë në mënyrë aktive. Nga përvoja jonë lidhur me bashkimin e Gjermanisë mund të them se shanset e tilla janë unike dhe se duhet shfrytëzuar. Edhe kur flas për shfrytëzimin e shansit dua të them se flas për Evropën e bashkuar, se dëshirojmë së bashku të vazhdojmë ta ndërtojmë Evropën me ju”, ka deklaruar Von Der Laine. Maqedonasit në referendumin e 30 shtatorit do të kenë mundësinë t’i përgjigjen pyetjes se a do të pranonin që për antarësim në NATO të pranonin marrëveshjen për emrin me Greqinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 5 minuta më parë