Djali i Vuçiqit bën tifo në Rusi me kriminelë të dënuar NULL NULL 19.06.2018 18:22 19.06.2018 18:22 Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo, po shoqërohet me kriminelët më të mëdhenj. Ndeshjen Serbia-Kosta Rika ai e kishte parë së bashku me Milan Krasiqin (i hijezuar me ngjyrë të verdhë në të majtë) i cili është dënuar me 15 vjet burgim për vrasje. Megjithatë gjykimi iu anulua dhe është në pritje të një rigjykimi. Deri atëherë, siç edhe mund të shohim, ai po udhëton lirshëm nëpër botë dhe po shoqërohet me anëtarët e familjes Vuçiq. Gjithashtu, i hijezuar me ngjyrë të verdhë në të djathtë është Aleksandar Vidojeviq, i njohur si Aca Roshavi, i cili ka një dosje të trashë kriminale. Siç shkruan gerila.rs, të gjithë këta persona kanë udhëtuar së bashku me fluturime të njëjta për në Rusi, dhe në të njëjtin fluturim kanë qenë edhe dy ministra të qeverisë së Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 30 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 40 minuta më parë