Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave në ICT NULL NULL 26.04.2018 15:14 26.04.2018 15:14 Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, në ICT dhjetëra vajza e gra të Kosovës kanë ndarë rrëfimet e tyre të suksesit, në një tryezë diskutimi të organizuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji. Pjesëmarrëset treguan për sfidat, paragjykimet dhe problemet me të cilat janë përballur përgjatë ndërtimit profesional të tyre, por të cilat u shndërruan në rrëfime suksesi dhe në tregime motivuese për të gjitha gjeneratat e reja të vajzave, të cilat një ditë ëndërrojnë të futen në sektorin e ICT-së. Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, e përgëzoi secilën prej tyre për arritjet në karrierë dhe vendosmërinë e vazhdueshme përgjatë tërë këtij rrugëtimi. “Vajzat dhe gratë kosovare kanë potencial të madh dhe është jetike që asnjëherë mos t’i dorëzoheni sfidave dhe pasivitetit, pasi vetëm ju mund të bëheni forca e ndryshimit për të gjitha gjeneratat pas jush” Këtu shpalosën rrëfimet e suksesit disa gra kosovare si Merita Gjyshinca-Peja, drejtoreshë ekzekutive e Bankës Ekonomike, si gruaja e vetme në Kosovë që momentalisht është duke e mbajtur një pozitë të tillë “Në Kosovë operojnë 10 banka, dhe prej tyre Banka Ekonomike është e vetmja që udhëhiqet nga një grua. Megjithëse, viteve të fundit numri i femrave në pozita menaxheriale dhe udhëheqëse është rritur, ende ky numër vazhdon të mbetet i ulët dhe atë jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet më të zhvilluara”. Pjesëmarrëse në këtë tryezë ishin edhe përfaqësuesja e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Sajmie Thaçi, Klorenta Janushi nga AKCESK dhe ligjëruesja Lindita Nebiu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë