Nxënësit zbulojnë: Mësuesi i matematikës – yll i pornografisë (Foto) NULL NULL 22.03.2018 14:54 22.03.2018 14:54 Një mësues matematike u zbulua nga nxënësit se bënte jetë të dyfishtë. Gjatë kohës së drekës, disa nxënës vendosën që ta kërkojnë në Google emrin e mësuesit të tyre të matematikës, Scott Sherwood, ku zbuluan se ai kishte luajtur në disa filma pornografikë me emrin skenik Aaron Cage. Australiani Scott, më parë kishte punuar edhe si trajner fitnesi për 15 vjet dhe për dy vjet ndihmoi në edukimin fizik në një shkollë fillore nga viti 2012. Ai u diplomua në vitin 2015 në lëminë e matematikës nga Universiteti i Sussex dhe më pas u punësua në shkollën Peacehaven Community në vitin 2016, shkollë e cila kishte 900 nxënës të moshës 11 deri më 16 vjeç. Në një video të tij në Youtube, një nxënës kishte shkruar: “Ky njeri është mësuesi im i matematikës. Emri i tij i vërtetë është Scott Sherwood. Jam i frikësuar”, ndërsa tjetri sugjeroi se Scott po performonte në këtë industri edhe nën nofkën Brydie Bitch. Xhaxhai i një nxënëseje 14-vjeçare tregoi se kishte dëgjuar që ai është suspenduar, por as shkolla dhe as vetë Scott nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj teme, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.