17:23, 12 Tetor 2018

Ish trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli pas shkarkimit të tij nga ky post ka falënderuar simpatizantët, bordin dhe të gjithë ata që e përkrahin këtë klub dhe i ka dëshiruar suksese në të ardhmen llapjanëve.

Pjesë e falënderimit të tij nuk ishte edhe drejtori i ekipit nga Podujeva, Tahir Batatatina me të cilën nuk është se ka pasur raporte të mira.

Ky është postimi i plotë i Sokolit në facebook.

Një falenderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Llapin, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.
Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F. Llapi ne krye me Nexhat Dumnicen.
Falenderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.
Falenderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre.
Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit.

Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap.