12:21, 7 Tetor 2018

Dy fituesit e mëdhenj të maratonës së Tiranës janë Abel Kibet Rop dhe Luiza Gega.

Keniani arriti ta përfundojë garën për 1 orë, 5 minuta dhe 13 sekonda, kurse atletja shqiptare hyri në cak për 1 orë, 18 minuta dhe 14 sekonda.

Abel Kibet Rop nuk ishte vetëm, atë e përcollën pas bashkë kombasit e tij nga Kenia që ishin fitues në kategorinë “ Tirana 10K”.

10 kilometrat Nelson Kipkogei Kerutich nga Kenia dhe Ruth Nundu Mbatha, arritën t’i përfundojnë për 32 minuta e 31 sekonda, në kategorinë e meshkujve kurse 36 minuta e 46 sekonda, për kategorinë e femrave, shkruan abcnews.al, përcjellë Klan Kosova.

Fitues i garës i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha.