11:58, 8 Nëntor 2018

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, ka folur për rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt Evropës e në veçanti të Shqipërisë.

Ai në një intervistë për “Die Welt”, ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë shtetit shqiptar, duke theksuar se Mali i Zi dhe Serbia janë më përpara, por në këtë “ maratonë të vrapimit “Shqipëria mund ta tejkalojë Serbinë, duke plotësuar gjitha kushtet e Unionit.

Së pari, vendet e BE-së theksojnë se pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të 6 vendet mund të përfshihen. Një zgjidhje për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë e bën këtë skenar më shumë të realizueshëm. Së dyti, ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, ishin Serbia dhe Mali i Zi “vrapues” në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia”, shkruan abcnews.al, përcjellë Klan Kosova.

Vitin 2025 eurokomisioneri për zgjerim, e sheh si mjaft realiste për integrimin e vendeve të Ballkanit nëse plotësohen kushtet.

Hahn shtoi se nuk ka rrugë të lehtë dhe se motoja këtu është : “cilësia shkon përpara shpejtësisë”