Hoxhë Ahmed Kalaja reagon ndaj Klan Kosovës; Klan Kosova përgjigjet NULL NULL 19.05.2015 01:05 19.05.2015 01:05 Hoxhë Ahmed Kalaja ka reaguar ndaj fotografisë së tij të publikuar në klankosova.tv, ku ai shihet me një birrë afër (FOTO). Reagimi i plotë i Hoxhë Ahmed Kalasë “Faleminderit për vigjilencën” Ndoshta birrat hallall nuk kanë arritur akoma në Kosovë. Me sa duket, s’bëhet fjalë që të kenë arritur aty Verërat pa alkool, apo Shampanjat pa alkool, ndërsa në Shqipëri qarkullojnë lirshëm si në çdo vend të Evropës apo në shumë vende islame. Pijet nuk bëhen haram për shkak të emrit, por për shkak të përmbajtjes: Zoti e quan pijen e xhenetit verë, me të njëjtin emër që quhet vera me alkool në këtë botë e nuk e quajti atë lëng rrushi, po verë pa alkool. Falënderoj TV Klan Kosovën për reklamën që i ka bërë restorantit hallall Ejsel në Tiranë. Birra dhe verërat pa alkool frekuentohen në këtë lokal. Si duket, në Kosovë nuk janë përhapura, ndaj stafit të TV Klan Kosova kur të vijë në Tiranë i mirëpres në këtë lokal për t’i qerasur me birrë pa alkool”. Përgjigja e KlanKosova.tv Në shkrimin me të cilin përcillet fotografia e Hoxhë Ahmed Kalasë me birrë – qartësisht në titull, por edhe në brendi – përmendet mundësia që birra të ketë qenë pa alkool. Shkrimi është publikuar në kategorinë e lajmeve “Shëndeti”, që edhe më shumë e fuqizon idenë tonë të supozuar. Prandaj, Klan Kosova e falënderon Hoxhën Ahmet Kalanë për shpjegimin e tij publik, me të cilin vërtetohet hipoteza e parashtruar në shkrim. Sa i përket ftesës së hoxhës për të pirë birrë pa alkool me sfatfin tonë, ajo pranohet me kënaqësi. Me respekt, KlanKosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024