Hoxhaj përkujton dëshmorët Afrim Hajziri dhe Sami Gashi në 20 vjetorin e rënies së tyre NULL NULL 20.01.2019 19:03 20.01.2019 19:03 Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Hajrizi dhe Sami Gashi. Ai tha se Kosova gëzon lirinë falë sakrificës së dëshmorëve ndërsa nderimi më i madh për ata është ta bëjnë Kosovën vend më të zhvilluar, njofton Klan Kosova. “Në akademinë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Hajrizi dhe Sami Gashi, të organizuar nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, theksova se Kosova e gëzon lirinë falë sakrificës sublime të dëshmorëve. Nderimi më i madh që mund t’jua bëjmë dëshmorëve sot është ta bëjmë Kosovën vend të zhvilluar, funksional dhe të begatë për qytetarët tanë. Vetëm zhvillimi dhe forcimi i shtetit i jep kuptimin e plotë lirisë së fituar me mund e shumë sakrifica. I përhershëm është kujtimi dhe nderimi për dëshmorët e lirisë!”, shkroi Hoxhaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë