19:32, 13 Gusht 2017

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj iu është kundërpërgjigjur homologut të tij nga Serbia, Iviça Daçiq.

Daçiq ka paralajmëruar se vendi i tij do të lobojë që Kosova të mos anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, rasti i UNESCO.

Për çka më pas ka reaguar Hoxhaj ndaj tij duke i thënë se nëse Serbia vazhdon kampanjat kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, atëherë për çfarë normalizimi marrëdhëniesh mund të flitet, transmeton Klan Kosova.

“Nëse dialogu i brendshëm nuk bëhet për njohjes e shtetësisë së Kosovës së pavarur, do të ishte një përfundim i barasvlershëm me dështim”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

Interesante