Hoxha telefonon Scholtes, i kërkon që vendimmarrja për vizat të përshpejtohet NULL NULL 16.08.2018 15:29 16.08.2018 15:29 Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes. “Diskutova për hapat e ardhshëm për procesin e liberalizimit të vizave. Tashmë i gjithë procesi është në duart e institucioneve të BE-së, pas plotësimit të kritereve nga ana e Kosovës. E informova Sholtes se Kosova është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e MSA-së dhe kërkova që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet”, ka thënë Hoxha, njofton Klan Kosova. “Qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë, po ashtu e njoftova Raportuesin për Kosovën për fushatën e vetëdijesimit për liberalizimin e vizave të cilën e ka filluar Ministria e Integrimit Evropian, me theks të veçantë informimin e qytetareve sa i përket asaj se çka nënkupton liberalizimi i vizave si dhe sanksionet që mund të pasojnë në rast të keqpërdorimit”. Hoxha ka thënë se Sholtes i ka ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të institucioneve të vendit në mënyrë që procesi i vendimmarrjes të jetë sa më i shpejtë dhe pritshmërinë e qytetarëve për lëvizjen e lirë deri në fund të vitit të plotësohen. “Raportuesi Sholtes më falënderoi për angazhimin tonë, gjatë gjithë procesit dhe më siguroi se kemi mbështetjen e plotë për të përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”. “Sholtes, poashtu më njoftoi për hapat e ardhshëm, për takimin e Komitetit LIBE më datën 29 gusht, ku liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në agjendë dhe bashkë jemi optimist që të marrim dritën e gjelbër për të ecur tutje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024