Hoxha komenton Raportin e Progresit, thotë se Europa na i njohu përparimet NULL NULL 19.04.2018 14:35 19.04.2018 14:35 Ministrja për Integrim, Dhurata Hoxha, ka dhënë për herë të parë qëndrimet e saj lidhur me raportin e progresit të prezantuar para dy ditësh nga Komisioni Europian, njofton Klan Kosova. Para komisionit përkatës parlamentar, Hoxha ka deklaruar se Europa e sheh si të arritur të madhe të Kosovës ratifikimin e marrëveshjes për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ministrja thotë se raporti e lavdëron Kosovën edhe në kushtin tjetër që i është vënë vendit për liberalizimin e vizave. Sipas saj, Kosova ka marrë nota pozitive edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë