Hoxha falënderon Slloveninë për përkrahjen ndaj Kosovës NULL NULL 22.09.2017 10:51 22.09.2017 10:51 Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues Ambasadorin e posaemëruar të Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj. Gjatë takimit, u bisedua për progresin që Kosova ka bërë në procesin integrues në BE në këtë periudhën, siç është MSA dhe qasja e Kosovës në programet e BE-së, por po ashtu edhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Hoxha i uroi mirëseardhje Ambasadorit Bertoncelj dhe shprehu besimin e saj për vazhdim të bashkëpunimit siç ka qenë edhe me paraardhësit e tij. Njëkohësisht, në emër të qytetarëve të Kosovës, e falënderoi për kontributin e Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që po e tregon në raport me Kosovën, ndër të tjera edhe në avancimin me agjendën evropiane. “Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona. Prandaj edhe jemi mirënjohës për përkrahjen që Sllovenia ka ofruar në dispozicion Kosovës; përvojën e saj me procesin e integrimit evropian dhe ngritjen e kapaciteteve teknike për tu përballur me këtë proces”, theksoi Hoxha Edhe diplomati slloven vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shprehu përkushtimin e tij që këto raporte të zgjerohen edhe më tutje, veçanërisht për procesin e integrimit evropian, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 29 minuta më parë