Houston Rockets në finalen e Konferencës së Perëndimit (VIDEO) NULL NULL 18.05.2015 14:37 18.05.2015 14:37 Houston Rockets kalon në finalen e konferencës perëndimore pasi mposhti në gjysmë finale Los Angeles Clippers , në ndeshjen e shtatë të zhvilluar. Kështu Houston ka kaluar në finalen e Konferencës së Perëndimit, ku do të ndeshet me Golden State Warriors. Skuadra nga Teksasi dominoi takimin dhe fitoi me rezultatin 113-100. James Harden (31 pikë), Dwyght Howard (16 pikë dhe 15 topa në tabelë) dhe Josh Smith (15 pikë) ishin lojtarët që spikatën në ndeshjen përcaktuese. Ndërkohë, finalja e Konferencës së Lindjes do të luhet mes Atlanta Hawks dhe Cleveland Cavaliers. https://www.youtube.com/watch?v=5n7dr3WEgR0 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.