Houston befasohet në shtëpi nga Pelikanët (VIDEO) NULL NULL 18.10.2018 12:19 18.10.2018 12:19 Houston Rockets ka pësuar humbje në shtëpi nga New Orleans Pelicans me rezultat 112:131. Pelikanët shfaqën lojë të mrekullueshem ekipore, pasi që Anthony Davis arkëtoi 32 pikë e 16 kërcime, Nikola Mirotiq ishte i dyti me 30 pikë e 10 kërcime, ndërkaq Julius Randle shtoi 25 pikë e tetë kërcime. Te teksanët, më së shumti pikë pati Eric Gordon, gjithsej 21. Ndërkaq MVP, James Harden, ishte afër një dyshifrori të trefishtë pasi pati 18 pikë, 10 asistime e nëntë kërcime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.