17:13, 14 Qershor 2018

Në Rahovec është shënuar sot Dita e Çlirimit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit për këtë ditë – komunë prej nga vjen edhe ai.

“Të gjithë qytetarëve të Rahovecit ju uroj ditën e çlirimit. Në këtë ditë të shenjtë për ne, kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell Klan Kosova.

“Asnjëherë nuk mund të jemi mjaft falënderues ndaj dëshmorëve të kombit, dhe ndaj veteranëve e invalidëve të luftës”.