Hoti: Sapo të dështojë PAN-i do të jemi konstruktiv në formimin e Qeverisë NULL NULL 28.06.2017 13:20 28.06.2017 13:20 Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA ka deklaruar se do të bashkëpunojnë me forcat politike në Kuvend për themelimin e Qeverisë sapo që të dështojë përpjeka e koalicionit PAN. Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me ambasadorin e Austrise në Kosovë,, Gernot Lajmin për takimin në fjalë Hoti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. “Biseduam për bashkëpunimin e Ministrisë së Financave dhe Qeverinë e Austrisë në kuadër te programit të kredive të buta për financimin e projekteve komunale në vlerë prej 30 mil euro. Marrëveshja është ratifikuar dhe do të zbatohet së shpejti. Biseduam edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë pasi tani janë kryer negociatat me sukses. Kosovës i duhet Qeveri proevropiane, që siguron qeverisje me duar të pastra, ku sundon rendi dhe ligji, një qeveri që ruan rendin kushtetues të Kosovës dhe punon në konsolidimin e shtetësisë dhe promovimin e fqinjësisë së mirë. Këtë qeveri mund ta sigurojë vetëm LDK”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë