11:03, 14 Shkurt 2018

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se kjo parti mbështet rivendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës në hyrje të Prishtinës, te rrethi.

Sipas tij flamuri duhet të vendohet sa më lart dhe dinjitetshëm, përcjell Klan Kosova.

“Ky flamur duhet të vendoset në çdo institucion publik, sipas protokollit të shtetit”.

“Në çdo cep të botës që të valojë Flamuri Kosovës, aq më krenare do të jetë Shqiponja dykrenore e Ismail Qemail Vlorës”.

“Dhe, me ndihmën e miqve, do ta vëmë Flamurin e Kosovës edhe në OKB, ashtu siç e dëshironte dhe kërkonte edhe Presidenti Rugova”.