Hoti: Raporti mes Kosovës dhe Serbisë – temë kyçe në Samitin e Sofjes (VIDEO) NULL NULL 16.05.2018 18:24 16.05.2018 18:24 Afrim Hoti, njohësi i çështjeve ndërkombëtare, ka thënë se Samiti i Sofjes që organizohet për shtetet e Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm. “Të gjitha këto vende, partnerë nga kjo pjesë e Evropës perspektivën e vetme e kanë Bashkimin Evropian dhe mbi këtë bazë ky samit sforcon dhe shpreh përkushtimin e BE-së që kjo pjesë e Evropës të ketë rrugën drejt BE-së”. “Samiti shpreh gatishmërinë e tyre për të hapë portën për në Bashkimin Evropian por këto vende pa dyshim se nuk do të jenë pjesë e BE-së nëse nuk i përmbushin detyrat e tyre”. Hoti në Info Magazine të Klan Kosovës ka përmendur edhe çështjet kryesore që priten të diskutohen në këtë samit. “Në subjekt janë përcaktuar tri çështje kryesore që lidhen me agjendën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E para lidhet me ndërlidhjen që këto vende kanë për obligim të krijojnë ura lidhëse sepse është thënë disa herë që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë nëse duan të jenë pjesë e BE-së”. “Çështja e dytë që do të trajtohet është çështja e digjitalizimit sepse po bëhet dita ditës më i rëndësishëm dhe çështja e tretë është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe masat që kanë ndërmarrë këto vende për të kryer ‘detyrat e shtëpisë’”. Ai ka thënë po ashtu se në këtë samit do të diskutohet edhe për marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. “Raporti mes Kosovës dhe Serbisë është temë akute, kyçe që duhet dhe do të zërë vend në debatet e samitit dhe varësisht nga suksesi që do të ketë në muajt në vijim do të kemi reflektimet në samitin e ardhshëm në Bruksel”. Sipas tij, për Shqipërinë tashmë është e qartë perspektiva. “Për Shqipërinë do të jetë perspektivë e qartë – lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftë që bazohet në rezultate konkrete. Suksesi në këtë luftë do të ishte ‘dritë jeshile’ për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE dhe ky vendim do të mund të merret në samitin e ardhshëm në muajin qershor që do të mbahet në Bruksel”. Njohësi i çështjeve ndërkombëtare ka folur edhe për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke e cilësuar si një detyrë të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Edhe përtej samitit, të dyja vendet i dinë detyrat e shtëpisë. Kosova ka ndërmarrë disa veprime, atë që ishte bërë ogur për mospajtime në skenën politike – Demarkacioni por kjo nuk është çështja e fundit”. “Me Demarkacionin nuk merr fund rruga e Kosovës drejt BE-së, kjo nënkupton përmbushjen e një detyra pasi pasohet me detyra të tjera, si krijimi i Asociacionit që del nga një marrëveshje e nënshkruar në Bruksel mes të dyja palëve”. “Detyrë tjetër është edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por ju luftë verbale por luftë që bazohet në rezultate konkrete”. “Nuk duhet të anashkalojmë se kemi pozicion specifik, që disa vende rezistojnë të kenë raporte. Kanë dilemat dhe hezitimet e tyre dhe kanë krijuar probleme të natyrave të ndryshme si mospjesëmarrja në fotografi formale”. “Detyrat e Serbisë janë të rëndësishme sa të Kosovës. Serbia dhe Kosova do të reflektojnë për atë që po promovohet tash e sa kohë si marrëveshje obligative sepse do të nënkuptonte relaksim të raporteve”. Ai ka deklaruar po ashtu se itinerari i Serbisë dhe Kosovës ka ndryshuar pas publikimit të Strategjisë për Zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Sa më afër që Serbia dhe Kosova i afrohen portës së Bashkimit Evropian do të përballen me vendime më të rënda dhe konkrete. Serbia është më e avancuar, është shumë më afër portës hyrëse të BE-së sepse ka hapur disa kapituj dhe kjo tregon që rruga në BE po avancon në mënyrë të dukshme”. “BE-ja ka dhënë sinjale të qarta dhe ka bërë të ditur se nuk do të pranojnë vende që kanë probleme mes vete. Kosova dhe Serbina e kanë të qartë se nuk ka Bashkim Evropian pa zgjidhjen e problematikave të veta”. “Lidershipi serb e di se konfliktet janë të tejkaluara dhe alternative e vetme mbetet që të gjendet gjuha e pajtimit që duhet të konvertohet në dispozita që kanë natyrë obligative”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024