Hoti: Provokimet e Serbisë, agjendë e zgjedhjeve presidenciale NULL NULL 26.01.2017 21:42 26.01.2017 21:42 Rexhep Hoti, zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, ka thënë se provokimet e fundit nga shteti i Serbisë në Kosovë, janë pjesë e agjendës së politikës serbe në prag të zgjedhjeve për Presidentin. Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Hoti ka thënë se politikanët shqiptarë nuk duhet të bien pre e këtyre agjendave ku sipas tij, bën pjesë edhe Rusia. “Këto provokime janë pjesë e një agjende që e kanë plasuar serbët edhe në rastin e zgjedhjeve të reja presidenciale. Ajo që dihet, është e dukshme, është një agjendë ruso – serbe që ka zënë tryezën tonë. Të mos biem pre e agjendave që na jep kundërshtari politik. Edhe Shqipëria edhe Kosova kurrë nuk kanë qenë në pozicione më të favorshme për t’i determinuar interesat e tyre”, ka thënë Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë 1 minutë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 41 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë