Hoti për dialogun: AAK dhe Nisma të tregojnë vendosmëri për ta ndalur Thaçin NULL NULL 09.11.2018 12:06 09.11.2018 12:06 Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi që po zhvillohet në Bruksel. Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se askush nuk ka mandat të dialogojë për territorin e Kosovës, ndërkaq, sipas tij, “Thaçi nuk ka mandat as të zhvillojë dialog me Serbinë” dhe se ai duhet të ndalet nga Kuvendi ose qytetarët. “Një kryeministër i dobët politikisht, që merret vetëm me punë të brendshme për interesa të ngushta politike dhe me popullizëm të dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe social të vendit, e ka sjellë Kosovën në pozitën më të keqe në marrëdhëniet me jashtë në dhjetë vite si shtet i pavarur”. “Skena politike duhet të jetë e unifikuar në veprime, e jo vetëm në deklarime, për ta ndalur Thaçin të hyjë në pazare për Kosovën. Opozita sot është e unifkiuar në veprime. AAK dhe Nisma duhet të tregojnë vendosmëri për ta ndalur Thaçin përmes Kuvendit duke e mbështetur rezolutën e opozitës. Ndryshe qytetarët do ta ndalin atë permes shprehjes së refuzimit masiv, por atëherë AAK dhe Nisma do të bartin përgjegjësinë para qytetarëve njësoj sikurse PDK”./klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë