Hoti: Nëse PAN-i ka 61 deputetë, LDK-ja mbetet në opozitë NULL NULL 27.07.2017 21:40 27.07.2017 21:40 Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe njëherë e ka bërë të qartë se nuk do të futen në koalicion me PAN-in, ku është PDK-ja. “Ne jemi 29 deputetë që nuk do të lëvizim. Edhe në Vetëvendosje thonë kështu dhe shumica nuk janë për koalicion me PAN-in”, ka thënë ai në Radio Televizionin Publik. Ai bëri me dije se do të diskutojnë me Vetëvendosjesn për të arritur marrëveshjen për krijimin e Qeverisë, nëse PAN-i dështon. Sipas tij, PAN së bashku më minoritete kanë 59 deputetë. Hoti tha se demokracia janë burim i shumicës. “Nuk mund të themelohen institucionet e vendit nga pakica, nëse arrin t’i bëjnë 61 vota, në do të jemi opozitë”, ka thënë Hoti. Hoti i cili është edhe ministri në detyrë i Financave, tha se tendenca për të themeluar qeverinë e Kosovës, nga kontrabandimi nuk i bënë nder as Kosovës. “Populli i ka dhënë mbështetje PAN-it më shumë dhe u ka dhënë të drejtë. Ata do të provojnë dhe nëse se krijojnë ka të tjerë që e kanë shumicës’, përfundoi Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days