Hoti me piktorët shqiptarë dhe të rajonit në Kalabri NULL NULL 17.04.2017 15:27 17.04.2017 15:27 Ka vazhduar dje dhe sot kolonia e piktorëve të peizazhit, “Bregdeti Jonian i Italisë në Telajo”, organizim që ka bërë bashkë piktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia. Në këtë organizim po merr pjesë edhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti. Disa nga piktorët shqiptarë që morën pjesë në koloninë e piktorëve në Kalabri, janë Veli Blakqori, Adriana Sedaj, Tafil Peci, Bardha Buza, Shyqri Celiku, Skender Idrizi, Muhamet Ahmeti, Eshref Qahili, Arsim Kajtazi, Sejdi Kapllanaj, Rober Bibaj e Liridon Gashi. Hoti dhe piktorët vizituan edhe vendlindjen e poetit Jeronim De Rada në Maki, saktësisht vendi pranë kishës ku është i varrosur së bashku me djalin. Gjithashtu, ata vizituan edhe vendlindjen e Zef Serembes. Kurse, gjatë mbrëmjes së djeshme, u dhanë edhe çmime e mirënjohje për 10 punimet e përzgjedhura. Me këtë rast, Hoti në emër të MKRS-së shpërndau mirënjohje për organizatorët e kolonisë. Diplomë mirënjohje iu dha “Minerva Resort Club&Spa” për organizimin e shkëlqyer në mbështetje të aktivitetit kulturor të kolonisë në piktorëve, duke kontribuar në këtë mënyrë në forcimin e mardhënieve mes Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Mirënjohje gjithashtu iu nda edhe Institutit të Librit dhe Promocionit për ideimin dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore të rëndësishme që mbështetin fuqishëm promovimin e artit shqiptar figurativ në botë. Në veçanti, mirënjohja për këtë institut u nda për organizimin dhe realizimin e Kolonisë së Piktorëve Figurativë Shqiptar nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të Ballkanit në jug të Italisë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë