Hoti: Ibrahim Rugova kishte sensin për opozitën, ashtu sot e ka PDK-ja (VIDEO) NULL NULL 23.04.2018 21:46 23.04.2018 21:46 Qasjen e Partisë Demokratike të Kosovës në raport me opozitën, është e njëjtë siç e kishte dikur presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dikur. “Ibrahim Rugova kishte sensin për opozitën, ashtu sot e ka Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Rexhep Hoti i PDK në Zona B Në Klan Kosova, deri sa ka folur për platformën e Kadri Veselit për konsensus nacional. Prandaj, Hoti ka pohuar se “platforma ka të bëjë me dinjitetin e politikës dhe shtetit të Kosovës”. “Të gjitha pikat mbase do të mund të bëheshin pa konsensus. Por konsensusi është edukatë politike. Ne duhet të mendojmë për brezin e ardhshëm. Duhet të kemi standard në lidhje me konsensusin”. “Partia Demokratike ka bërë konsensuset më të mëdha në Kosovë. Ne ua kemi dhënë edhe LDK-së kryeministrin kur sa i përket numrave nuk u ka takuar”. Emisioni i plotë; klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 2 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë