11:54, 7 Dhjetor 2017

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se programi qeverisës i Qeverisë Haradinaj shpërfaq misionin e vrazhdë të saj.

“Programi qeverisës shihet qartë se nuk është i punëve të mëdha dhe do të degradojë progresi i arritur në tre vjetët e fundit. Keni premtuar zgjidhje të demarkacionit dhe po presim marrëveshje të re”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.

“Keni thënë se vija kufitare nuk do të jetë e njëjta me atë të komisionit të kaluar. Pse dërguar në kuvend marrëveshjen e njëjtë Jeni fshehur pas raportit të Bulliqit”, ka shtuar ai.

Hoti ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk mund të kryej punë të mëdha.

“Punë e madh është definimi i platformës për dialog me Serbinë. Ju nuk jeni për punë të mëdha. Premtimet elektorale nuk janë reflektuar në projektbuxhet”.

“Premtimi i tretë thotë se do t’i rrisni eksportet pesë fish, kurse ajo përgjysmohet. Për Trepçën keni deklaruar se brenda 90 ditëve minatorëve do tu njihet stazhi i punës”, ka thënë Hoti ndër të tjera.

Interesante