11:57, 7 Dhjetor 2017

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë kritika për programin qeverisës të Qeverisë Haradinaj, duke thënë se i njëjti program nuk ka asnjë vizion dhe nuk ka pasion për t’u ndihmuar qytetarëve.

Hoti gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme shtoi se programi qeverisës nuk mund të adresojë problemet e mëdha të qytetarëve.

“Ju nuk mund të adresoni problemet e mëdha të qytetarëve”.

“Këto premtime nuk janë evidentua në problemin qeverisës. Vlerësojmë se shpërfaq në mënyrë të vrazhdë mungesën e vizionit të kësaj shoqërie. Këta nuk kanë pasion dhe përkushtim për qytetarët e Kosovës”.

Hoti e akuzoi Haradinajn që e solli në Kuvend marrëveshjen që dikur sa ishte ne opozitë e kundërshtonte ashpër.

“Ditën kur e çoi dorën në Qeveri për procedim të marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvend, Haradinaj u fsheh pas raportit të Shpejtim Bulliqit”.

 

 

Interesante