Hoti: Haradinaj për keqardhje, s’del nga lëkura e liderit paritak NULL NULL 23.02.2018 22:11 23.02.2018 22:11 Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Ramush Haradinaj është për keqardhje se si nuk po del nga lëkura e liderit të partisë kur tashmë është kryeministër i vendit. “Unë nuk e kuptoj pozicionin e tij, që është për keqardhje dhe nuk del prej lëkurës së liderit të AAK-së, ai tash është kryeministër i vendit, dhe si i tillë duhet të ketë në rend të parë interesat e vendit”, ka thënë Hoti për televizionin publik. Ai ka treguar se ku dallon qëndrimi i partisë së tij me atë të AAK-së. “Ne jemi pajtuar për Marrëveshjen e nënshkruar dhe deklaratën e dy presidentëve. Ne kemi kërkuar që neni 3 të formulohet “për orientim të deputetëve” dhe të jenë të bashkangjituara të gjitha raportet e komisioneve. Neni 3 i adreson shqetësimet tona. PDK dhe NISMA kanë mbështetur propozimin, por jo edhe AAK-ja. AAK nuk ka pranuar të ndryshojë asnjë shkronjë”. Hoti ka thënë se LDK mbetet e hapur dhe pret që të tejkalohet kjo situatë. “Ne jemi të hapur, të interesuar që të përmbyllet kjo çështje, që të arrihet një konsensues, që të kalohet përpara. Por për neve është e papranueshme që një raport që thotë se Kosova humbë 8 e 200 hektarë, një raport që akuzon të tjerët, nuk ka logjikë të marrë mbështetjen”, ka thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 11 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 26 minuta më parë