Hoti falënderues ndaj Gjermanisë rreth çështjes së UNESCO-s NULL NULL 23.03.2017 12:14 23.03.2017 12:14 Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Rexhep Hoti, po qëndron në Gjermani, ku ishte pjesë mbrëmjes së promovimit të autorëve të Europës Jugperëndimore. Gjatë kësaj ceremonie në ”Shtëpine e Literaturës” në Berlin, Hoti zhvilloi bisedë me Prof.Dr. Maria Böhmer, Ministre e Shtetit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila shprehu angazhimin e saj për fushën e kulturës në vend, njofton Klan Kosova. Në këtë mbrëmje Zëvendësministri i Kosovës për Kulturë, Rexhep Hoti, u shpreh falënderues ndaj znj Bomer, për kontributin e saj në mbështetjen që i ka dhënë Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO. Mbrëmja vazhdoi me koktej rasti ku zëvendësministri Hoti u takua edhe me krijues të tjerë të literaturës gjermane, të Evropës Juglindore, të Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë, etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 3 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë