Horoskopi 16.11.2015 – 22.11.2015 NULL NULL 16.11.2015 17:32 16.11.2015 17:32 Dashi (21-Mars- 20 Prill) Këtë jave do t’i jepni me tepër rëndësi se kurrë me parë jetës suaj ne çift. Nuk do jeni më shumë kërkues dhe do gjeni gjuhen e përbashkët. Beqarët do bëjnë mirë të mos bëjnë sakrifica të tepruara vetëm për te gjetur princin e kaltër sepse nuk do përfitojnë shumë. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe do e mbani gjithë kohës gjendjen te qëndrueshme. Shëndeti do jetë i mirë nëse nuk e teproni me ushqimin, nëse praktikoni aktivitet fizik dhe nuk neglizhoni gjumin. Në punë do jeni gati t’i ngjitni shkallet dy e nga dy vetëm për te arritur objektivat. Do i habisni qe te gjithë dhe do ndiheni shume me krenare për veten. Jeta familjare do jete e kënaqshme dhe shume ndryshe nga me parë Demi (21 Prill- 20 Maj) Euforia do ju pushtoje gjate kësaj jave juve qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit dhe nuk do doni te shkëputeni asnjë çast prej tij. Beqaret nuk do ndihen ende gati ta ndryshojnë statusin e tyre sepse mundësitë qe do ju dalin para nuk do jene te kënaqshme. Ne planin financiar do jeni te logjikshëm dhe do mund t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur me pare. Shëndeti do jete delikat ditët e para. Mund te keni dhimbje koke dhe do ndiheni pa fuqi. Pas te mërkurës gjendja do stabilizohet. Ne pune te gjitha dëshirat do bëhen realitet sepse shefat do iu japin një përkrahje te konsiderueshme. jeta familjare do jete harmonike. Binjakët (21 Maj- 21 Qershor) Çdo gjë qe keni menduar do ju realizohet pak nga pak juve qe jeni ne një lidhje. Partneri ne krah do jete me i logjikshëm dhe do ju respektoje. Beqaret nuk do mund t’i konkretizojnë ëndrrat e tyre sepse nuk do gjejnë dot personat e përshtatshëm. Edhe këtë jave do ju duhet ta kalojnë vetëm. Ne planin financiar do ju dalin para goxha vështirësi te cilat mund te zgjidhen vetëm me maturi. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni probleme me stomakun dhe kolitin kështu qe duhet te bëni sa me shpejt një kontroll. Ne pune duhet t’i dëgjoni here pas here edhe këshillat e kolegeve sepse ndonjëherë mund te jene te dobishme. Jeta familjare do jete me e mire se kurrë me pare. Gaforrja (22 Qershor- 22 Korrik) Edhe pse mund te keni disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj këtë jave nuk duhet te dramatizoni situatën. Gjithçka mund te ketë një zgjidhje. Beqaret do hezitojnë te hedhin hapa edhe pse mundësitë do i kenë me shumice. Me financat tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni dhe keni për ta parë qe gjendja dalëngadalë do përmirësohet. Nuk do keni asnjë lloj vështirësie. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund te keni probleme me frymëmarrjen kështu qe patjetër duhet te bëni kontrolle dhe te merrni mjekimet e duhura. Ne planin profesional do ndërmerrni iniciativa dhe me pak mundim do arrini atje ku keni dëshiruar prej kohesh. Jeta familjare do jete harmonike. Luani (23 Korrik- 22 Gusht) Jave e qete dhe pa probleme do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni me as problemin me te vogël me partnerin tuaj sepse toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë ne çdo moment. Beqaret do kenë takime te rëndësishme, por nuk do ndihen gati te marrin menjëherë vendime. Ne planin financiar mos e lini për nesër zgjidhjen e problemeve sepse gjendja mund te rendohet. Shëndeti deri te marte do jete delikat, por pas perkudjesit për veten dhe kurave bimore te marra do e rigjeni energjinë e munguar. Marsi do jete planeti qe do ju mbështesë ne planin profesional. Do jeni te logjikshëm dhe do dini çfarë hapa te hidhni. Jeta familjare do jete si gjithmonë. Virgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator) Jave jo shume e favorshme kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni ne humor te keq dhe do e kritikoni pa te drejte partnerin. As qe do ju shkoje ne mendje se duke u sjelle ne këtë mënyrë mund te keni probleme serioze me te. Beqaret do tundohen shume nga një person dhe nuk do ju interesoje edhe dikur te kalojnë një aventure kalimtare. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire sepse dini t’i bëni me kujdes llogarite. Shëndeti do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Nuk do keni me asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do keni arritje te mëdha te cilat do ju rritin te ardhurat dhe do ju bëjnë edhe me te njohur. Familja do përballet me probleme kështu qe ju duhet te jepni ndihmën tuaj për t’u qetësuar gjendja. Peshorja (23 Shtator- 23 Tetor) Këtë jave gjerat kane për te qene shume me ndryshe për juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do jeni me kokëfortë me partnerin, përkundrazi do hapni rruge me shume dhe do e përmirësoni marrëdhënien. Beqaret sado qe te mundohen nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet aq shume saqë do mund t’i shlyeni edhe borxhet qe keni marre prej kohesh. Shëndeti do filloje te stabilizohet ndjeshëm sepse do kujdeseni e do konsumoni vitamina e proteina. Ne pune do keni kurajën te provoni fusha te reja dhe keni për te pasur rezultate te kënaqshme. Ja qe ndonjëherë duhet marre guximi. Jeta familjare do jene te ekuilibruara. Akrepi ( 24 Tetor- 22 Nentor) Pas një periudhe delikate për jetën tuaj ne çift, këtë jave gjerat do fillojnë te vendosen ne vije. Marrëdhënia me partnerin do jete me e këndshme dhe plot surpriza. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë aq sa duhet nga ftesat qe do iu behet. Ne planin financiar gjendja do mbetet delikate. Mire është te ndalni shpenzimet e pamenduara dhe te mos jepni asnjë para hua. Shëndeti do jete goxha delikat. Beni kujdes dhe flisni me mjeket për çdo shqetësim qe te keni. Ne pune duhet te përfundoni njëherë projektet urgjente e me pas te vazhdoni me te tjerat. Vështirësi do ketë, por jo ndonjë gjë për t’i alarmuar. Jeta familjare do jete goxha e tensionuar. Shigjetari ( 23 Nentor- 21 Dhjetor) Partneri do ju lere shume pas dore gjate kësaj jave dhe kjo nuk do ju pëlqejë aspak. Flisni me te hapur dhe kërkoni arsyet e kësaj sjelljeje. Beqareve do ju ndodhin gjera te mëdha te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës. Shume shpejt do krijojnë edhe një familje. Gjendja financiare do mbetet e mire fale edhe ndihmës qe ju kane dhënë para disa kohesh familjaret. Duhet ta ruani ekuilibrin. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla. Mos u alarmoni sepse vetëm me disa mjekime do ndiheni me mire. Ne pune gjithçka do zhvillohen ne një kohe te shpejte dhe as vete nuk do e kuptoni se çfarë do bëni. Rëndësi ka rezultati. Me familjaret marrëdhënia do jete e keqe. Bricjapi ( 22 Dhjetor- 20 Janar) Nuk do kënaqeni aq sa duhet këtë jave ne krahët e atij qe dashuroni dhe ka rrezik qe lumturinë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret do realizojnë takime te çuditshme, por qe mund t’ua ndryshojnë jetën menjëherë. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo çast. Ne planin financiar ka rrezik te jeni te paduruar dhe te hidhni hapa te nxituara. Po shpenzuat çdo gjë qe keni për te vuajtur edhe ne te ardhmen. Shëndeti gjithashtu nuk do jete i mire. Do keni shqetësime te mëdha dhe nuk do ndiheni mire. Ne pune do luftoni fort për te arritur atje ku dëshironi. Vërtet do mundoheni ca e do lodheni, por ato qe do merrni do ju bëjnë te ndiheni mire. Jeta familjare do ketë probleme, por nuk duhen dramatizuar gjerat. Ujori (21 Janar- 19 Shkurt) Do jeni shume xheloze këtë jave ndaj atij qe keni ne krah dhe nuk do e lini asnjë moment te qete. Nëse vazhdoni me këtë sjellje dhe e kontrolloni ne çdo moment keni për ta humbur shpejt. Ai do lodhet nga kjo sjellje dhe do kërkojë “lirinë”. Beqaret do luajnë me sharmin e tyre dhe do tërheqin shume perona pas vetes. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Ne këtë prag festash do ju duhet te kryeni me shume shpenzime. Marsi do jete planeti qe do ju ndihmoje te ruani ekuilibrin shëndetësor. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune do ndryshoni sektor dhe do e keni paksa te vështirë derisa t’ua merrni radhën gjerave. Ne familje do ju qëndroni pak larg prindërve. Peshqit (20 Shkurt- 20 Mars) Do jeni me tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe nuk do ngulni këmbë me kot qe te dale e juaja. Ne disa dite mund te keni edhe surpriza te mëdha nga partneri. Beqaret nuk duhet ta humbin shpresën deri ne fund te javës sepse me siguri do e gjejnë personin me te përshtatshëm. ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e menduara. Gjendja shëndetësore nuk do jete e qëndrueshme. Do ndiheni te lodhur e pa fuqi. Mire do jete te qëndroni shtrire here pas here, te ushqeheni mire dhe te mos neglizhoni gjumin. ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do ju gjeni menjëherë zgjidhje problemeve qe do ju dalin. Edhe jeta familjare do jete e kënaqshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.