17:31, 11 Dhjetor 2015

dashiDashi (21-Mars- 20 Prill)

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete disi me e qete gjate kësaj jave. Do jeni me te logjikshëm dhe do i zgjidhni me qetësi problemet qe ju kane dale. Beqaret do kenë karakter te forte dhe nuk do jete e lehte te gjejnë një person qe t’iu përshtatet. Te ardhurat do kenë përmirësime te njëpasnjëshme dhe do mund t’i shlyeni te gjitha borxhet e marre me pare. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Do keni dhimbje kockash dhe probleme me stomakun. Shmangni gjerat e yndyrshme, sheqerin dhe qëndrimin ne mjedise te ftohta. Ne pune do jeni gati te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm qe te arrini ku doni. Marsi do ju mbështesë fort. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

demiDemi (21 Prill- 20 Maj)

Mundohuni ta zbutni xhelozinë këtë jave ju te dashuruarit sepse ajo përveç problemeve nuk ka për t’iu sjelle asgjë te mire. Mundohuni te rivendosni dialogun mes jush. Beqaret do kenë dite te mbushura me diell dhe takime interesante. Shfrytëzojeni sa te mundni e me pas vendosni çfarë do bëni ne te ardhmen. ne planin financiar Saturni do ndikoje negativisht dhe mund t’iu sjelle vështirësi. Nuk do jeni te logjikshëm dhe nuk do dini si te përballeni me problemet. Shëndeti do jete i mire deri ditën e enjte, por ne fundjave mund te ndiheni pa fuqi. Konsumoni lëngje, vitamina e proteina. Ne pune do jeni tejet te ngarkuar dhe do ju duhet patjetër ndihma e kolegeve.  Jeta familjare do jete e favorizuar.

binjaketBinjakët (21 Maj- 21 Qershor)

Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Gjerat kane për t’iu ecur ashtu si keni dëshiruar gjithmonë kështu qe shfrytëzojeni çdo moment. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ditët e para. jeta do marre një tjetër drejtim për ta. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Do jeni te matur me çdo gjë dhe para se te shpenzoni do i bëni me kujdes llogarite. Shëndeti nuk do jete i mire. Shqetësimet do jene te ndryshme dhe do ju duhet patjetër te këshilloheni me mjeket e te kuroheni. Ne pune do përballeni me sfida goxha te vështira. Nëse do i kaloni keni për t’u ngritur ne detyre. Jeta familjare do jete e turbullt dhe e mbushur me debate te forta.

gaforrjaGaforrja (22 Qershor- 22 Korrik)

Kjo jave do jete e mbushur me momente te lumtura dhe emocionuese për ju qe jeni ne një lidhje. Mundohuni ta shfrytëzoni deri ne maksimum dhe mos i kurseni surprizat për atë qe keni ne krah. Beqaret do realizojnë një takim te rëndësishëm me një person plot vlera, por do ju duhen disa dite për te vendosur nëse do i kthejnë përgjigje pozitive apo do presin ende. sektori i financave nuk do jete i qëndrueshëm. Disave do ju duhet te marrin edhe hua për t’ia dale mbanë. Me shëndetin, për fat te mire, nuk do keni asnjë problem. Edhe ata qe kane vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike do ndihen me te qete. Ne pune gjerat do ecin sipas planeve. Do keni arritje dhe do merrni shpërblime te majme. Jeta familjare do kaloje vështirësi te mëdha. Do debatoni për çdo gjë.

luaniLuani (23 Korrik- 22 Gusht)

Këtë jave do qëndroni me pranë partnerit tuaj dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Ne disa momente do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do iu përkushtohen tërësisht miqve dhe jetën sentimentale do ja lënë ne dore kohës. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi te mëdha sepse keni ditur t’i bëni me kujdes llogarite kohet e fundit. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim ne fundjave. Shëndeti here do jete i mire dhe here delikat. Kujdesuni me tepër për veten para se gjendja te përkeqësohet. ne pune do jeni ambicioze ne maksimum dhe nuk do ndaleni derisa te arrini majat. me familjaret do kuptoheni mire dhe do keni marrëdhënie te shkëlqyer.

virgjereshaVirgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Plutoni do e beje jetën tuaj ne çift këtë jave edhe me dinamike. Çdo moment do jete fantastik dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret ka mundësi te fillojnë lidhje serioze me persona qe ma pare kane kaluar aventura. Ja qe ndonjëherë gjerat nuk mund te parashikohen. Buxheti nuk do jete  ne gjendjen me te mire. Shpenzoni vetëm për gjerat me te domosdoshme dhe lërini investimet e mëdha për me vone. Shëndeti nuk do jete i keq. Mund te keni ndonjë shqetësim për shkak te virozave, por jo gjera për t’u alarmuar. Ne pune do i konkretizoni me ne fund planet e bëra prej disa kohesh. Disa kolege do ju gjenden ne krah. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

peshorjaPeshorja (23 Shtator- 23 Tetor)

Duhet te bëni me shume lëshime këtë juve qe jeni ne një lidhje sepse po vazhduat me kokëfortësi dhe inat vetëm sa do e përkeqësoni marrëdhënien. Beqaret do kenë mundësi reale për te realizuar takimet e ëndrrave dhe për te filluar lidhje afatgjata. Hëna do jete planeti qe do ju nxite te jeni te kursyer me shpenzimet dhe te mendoni edhe për te ardhmen. Buxheti ne fundjave do jete me i kënaqshëm. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Gjithë kohës do jeni energjike dhe ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni goxha profesioniste dhe do dini si te veproni ne çdo situate. Do hidhni vetëm hapa para. Jeta familjare do jete elektrizuese dhe plot konflikte.

akrepiAkrepi ( 24 Tetor- 22 Nentor)

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur nga yjet këtë jave. Do ndiheni me mire se disa dite me pare dhe do jeni me te lirshëm për te folur për gjithçka. Beqaret do jene te hallakatur dhe nuk do përfitojnë nga asnjë mundësi qe do iu jepet për takime. Do pendohen shume për këtë gjë, por mund te jete tepër vone. Financat nuk do jene aq te shumta sa për te kryer investimet qe keni menduar. Prisni edhe disa kohe derisa gjendja te përmirësohet me tepër. Shëndeti do jete goxha delikat. Merruni me ndonjë aktivitet fizik sa me pare sepse puna ne zyre do ju deformoje trupin dhe do ju sjelle probleme. Jeta profesionale për fat te mire do jete e kënaqshme. Çdo dite do merreni me çështje nga me te ndryshmet dhe nuk do mërziteni. Me familjaret do keni mosmarrëveshje te vogla.

shigjetariShigjetari ( 23 Nentor- 21 Dhjetor)

Kjo jave do jete e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do mungojnë as momentet delikate dhe as momentet e gëzuara. raporti mes te dyjave do varet nga sjellja juaj. Beqareve di ju duket sikur do arrijnë ne qiell te shtate sepse do takojnë personin e tyre te ëndrrave. Pas te martese do shtohen momentet e lumtura. Ne planin financiar tregohuni disi me te logjikshëm sepse po shpenzuat shuma marramendëse gjendja do përkeqësohet. Shëndeti jo gjithë kohës do jete e mire. Mundohuni te konsumoni supa dhe gjelle ne vend te gjerave te thata. Shmangni edhe alkoolin dhe duhanin. Ne pune, me ne fund do ju konkretizohen ëndrrat dhe do arrini objektivat. Jeta familjare do jete e qete.

bricjapiBricjapi ( 22 Dhjetor- 20 Janar)

Nëse keni pasur me pare probleme me partnerin, këtë jave gjendja do filloje te stabilizohet. Do jeni me te logjikshëm dhen nuk do hidhni hapa te pamenduara. Beqaret do bëjnë çdo gjë qe te kenë ne dore për ta bere për vete një person qe pëlqejnë, por nuk do ja dalin dot mbanë. Ne planin financiar gjendja do jete e kënaqshme dhe kjo fale një shume te mire qe keni marre nga përmbyllja e një projekti. Gjendja shëndetësore do përmirësohet ne mënyrë te habitshme fale disa kurave bimore. Ne pune ka mundësi te filloni projekte te reja tejet te rëndësishme. Shume do ju kenë zili, por nuk do ju arrijnë dot t’iu pengojnë. Jeta familjare do jete e kënaqshme. Do kaloni me tepër kohe me prindërit apo vëllezërit e motrat.

ujoriUjori (21 Janar- 19 Shkurt)

Marrëdhënia me partnerin do marre një kthese negative gjate kësaj jave. Për çdo gjë do debatoni me te dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do bëjnë mire te mos bëjnë premtime ndaj dikujt pa e njohur mire. Sektorin e financave duhet t’ua besoni specialisteve këtë jave pasi nëse vazhdoni te merreni vete gjendja do përkeqësohet se tepërmi. Kërkojeni ndihmës sa pa qene tepër vone. Shëndeti gjithashtu nuk do jete i mire. Mund te keni probleme me qarkullimin e gjakut dhe here pas here do ndiheni si te mpire. Ne pune do mundoheni me sa te mundeni te bëni me te mirën, por nuk do ja arrini dot qëllimit. Nuk do jete periudha më me fat për ju. Marrëdhënia me familjaret për disa do jete delikate.

peshqitPeshqit (20 Shkurt- 20 Mars)

Asgjë nuk ka për t’iu ecur mire këtë jave juve qe jeni ne një lidhje. Partneri nuk do jete i gatshëm t’ua plotësojë qejfet dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë te ndalur. Beqaret ndryshe nga ata qe janë ne një lidhje do kenë takime fantastike dhe do gjenden ne vështirësi për zgjedhjet qe duhet te bëjnë. Mire do jete te presin disa kohe dhe jo te marrin vendime te nxituara. Financat do jene te mira, por për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni qe nga e enjtja do keni tronditje. Shëndetin duhet ta keni me tepër ne vëmendje, mos u sforconi shume sidomos nëse jeni punëtor krahu sepse mund te keni ndrydhje apo edhe thyerje te kockave. Ne pune duhet t’i besoni me tepër intuitës sepse për fat do ju drejtoje atje ku duhet. Jeta familjare do jete e favorizuar dhe do ndiheni me se miri.

Interesante