holly
9:00, 2 Janar 2017

Shenja e Hollywood-it që ndodhet në kodrat mbi qytetin e Los Angeles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ” u drogua” më 1 janar, kjo se dikush i ndryshoi dy shkronjat e saj duke e shndërruar atë në “Hollyweed” ( Bari i shenjtë).

Policia tha se persona të paidentifikuar u ngjitën lart dhe  i zëvendësuan dy shkronjat “O” me ato “E” , raportojnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.

Çdo shkrojnë është 13.7 metra e lartë gjë që do të kërkonte jo vetëm guxim por edhe sportivitet të konsiderueshëm.

Akti i guximshëm erdhi pasiqë Kalifornia gjatë muajit nëntor të vitit të shkuar miratoi një amandament për legalizimin e përdorimit rekreativ të marihuanës.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se kamera e sigurisë  mund t`i ndihmojë ata në identifikimin e fajtorit.

Ky nuk ishte incidenti i parë i tillë me ndërrimin e shkronjave në shenjën ikonike, për herë të parë një gjë e tillë ndodhi në vitin 1923 – dhe në atë kohë “Hollywood” u shndërrua  “Hollywoodland” – ku u reklamua  zhvillim lokal i pasurive të patundshme.

Por një ndryshim pothuajse identik u bë pikërisht 41 vjet më parë nga studenti i arteve, Danny Finegood.

Interesante